e diel, nëntor 14, 2010

Festa e Librit 2010

Sot tek shkolla e Iones u zhvillua Festa e Librit per vitin 2010.
Iona ishte al settimo cielo edhe per faktin se tek laboratori Di mamma ce ne una sola, clasen e Iones e ndihmoi edhe Orieta.

e martë, tetor 05, 2010

Ditelindja e Iones

E shtune 2 tetor 2010. Pak vone per te festuar dutelindjen e Iones, por ne e festuam :p. Kishte shume qef qe te bente nje feste bashke me shoket e klases dhe ne nuk ja prishem qefin. Prenotuam tek Mac Donald vendi i preferuar i Iones. Festa shkoi shume mire. Femijet u kenaqen (23 gjithsej) dhe iona mori shume dhurata.
Kur u kthyem ne darke ne shtepi ishte super e lodhur. :-)))

e enjte, qershor 24, 2010

Mbaroi klasa e pare.

Mbaroi edhe klasa e pare. Ne daten 21 qershor moren rezultatet.
Kishte mundesi te dilte edhe me mire, por sidoqogfte jemi te kenaqur.
Italiano 10
Matematica 9
ka premtuar qe vitin tjeter do te ipenjohet me shume :p

e martë, qershor 01, 2010

Dhembi

Dje i kishte rene edhe nje dhemb tjeter. Ky ishte i fundit nga dhembet perpara. Kur erdhi ne shtepi ishte e merzitur sepse e kishte mbeshtjelle ne nje picete, por i kishte rene dhe nuk e gjente. I gjithe problemi ishte per leket qe le topolino...
E bindem qe topolino edhe nqse nuk e gjen dhembin i sjell leket, por vetem me nje kusht: ai i con vetem tek krevati i atij qe i ka rene dhembi, jo tek krevati i mamit dhe babit (kohet e fundit fle me ne sepse ka frike).
Si perfundim u bind qe te flere ne krevatin e saj dhe kur e zuri gjumi dhimitri i futi lekun poshte jastikut.
Aty nga ora 2 e nates, degjoj Ionen qe po me therriste dhe me thoshte, " e shikon moj, ka ardh topolino. Mi ka lene leket poshte jastikut, shikoje po nuk besove"
Skene fantastike.

e martë, nëntor 17, 2009

I kane rene dhembet e pare lart

I kane rene dhembet e pare lart dhe eshte shuem e lezetshme kur flet, sidomos kur qesh.

e mërkurë, shtator 23, 2009

Nota e pare

Dje kur po ktheheshim nga puna Iona me mamin dhe me Emmen po vinin ne drejtim te stacionit per te na pritur. Dukej qe ishte shue e gezuar sepse mezi po priste qe te na takonte. Kishte marre noten e pare: Ottimo ne muzike :-).

Dita e pare e shkolles

Me ne fund filloi edhe shkolla. DIta e pare me 14 shtator. Na dukej cudi! Filloi nje faze e re per ionen. Duket edhe me e madhe tani.
Perpara se te niseshim per ne Shqiperi bleme canten (me Hello Kitty) dhe disa mjete qe i duheshin. Canta sigurisht eshte me e madhe se Iona :-). Bleme 2 perparese te zeza me jaka te bardha. Duket shume e bukur kur i vesh.
Diten e pare shkuam familjarisht per te shoqeruar Ionen e cila hidhej perpjete nga gezimi. Me thene te drejten ishte nje emocion shume i madh edhe per ne. U futem te gjithe ne klase ( prima B ) dhe mesuesja foli pak per menyren sesi ishin te organizuar ne shkolle. Iona u ul afer shoqeve qe njihte nga kopeshti. Mbas pak prinderit u larguan per tu rikthyer ne oren 12:30.
Ne oren e daljes nga shkolla , te gjithe prinderit prisnin jashte. Femijet dolen te gjithe ne rresht. Nje spektakel i vertete.

e martë, shtator 22, 2009

Pushime ne shqiperi


Me ne fund mami e gjeti kohen per te shkruajtur.
Kete vit, veren e kaluam ne shqiperi. U kenaqem, lodhem , merzitem me nje fjale kishim kohe per te gjitha.
Nje pjese te mire te kohes e kaluam ne plazh. Ne spille (adriatik) dhe ne rradhime (jon). Iona kete periudhe ka qene me e pabindur se kurre. Dukej si nje femije qe ishte liruar nga zinxhiri. Por ç'eshte e verteta edhe u kenaq shume me njerez plot dhe mbi te gjitha me kusherirat Klean dhe Gensen. Luanin gjithe diten bashke saqe ne darke iona nuk mbahej dot ne kembe.
Festuam edhe ditelindjen atje. Sigurisht me njerez dhe rremuje shume.
Iona per here te pare mori pjese ne dasma (dasma e kocos dhe e nje kusheri tjeter) dhe u kenaq shume. Kishte shume qef te kercente.
Ne 1 Gusht na erdhi babi. Na kishte marre malli shume. Iona nuk i ndahej asnje minute, por edhe emma rrinte me deshire. Shkuam bashke ne plazh. Kishim me vete edhe mirin. U kenaqem shume. Atje iona zuri edhe nje shoqe Aleksandren me te cilen zihej dhe lozte gjithe diten. Megjithate duheshin shume. Diten qe u ndame, Aleksandra nuk pushonte se qari.
Ne 27 gusht u kthyem ne Itali. Filluam menjehere pergatitjet per fillimin e shkolles.