e hënë, dhjetor 18, 2006

Te dua shume XHAN

Po vejme re qe sa me shume rritet, aq me shume e ka problem te perdori shqipen. Une i rri si çekic tek koka, por e shoh qe mundohet shume dhe ndonjehere i ben lemsh fjalite. Mbreme pershembull ne vend qe ti thoshte Orietes: te kam shume xhan, i tha: te dua shume xhan. Me duket se e vetmja menyre ka per te qene Korriku e Gushti ne Shqiperi. Te shohim.

e shtunë, dhjetor 09, 2006

Dietro il mishi

Sot ishim ne makine te tre dhe Iona na kerkoi qe te hanim tek IPER.
Une iu pergjigja: jo nuk do te hame tek Iper sepse kam bere gati mishin ne shtepi.
Ajo per momentin nuk m'u pergjigj, por 2 minuta me vone me thote: Ho capito che c'è mishi , po dietro il mishi cfare ka?
Qeshem me lot. I ben lemsh te dyja gjuhet. Te shpresojme qe me kalimin e kohes ti flasi mire te dyja.

e diel, nëntor 26, 2006

Babbo Natale

Ky eshte viti i pare qe po i shkruan leter Babbo Natales. Ka shume qejf nje karroce per te shetitur femijet: Tota (Tato dormiglione) dhe Cicciobello. Si dhurate reserve ka qejf edhe nje motorr me tre rrota, por eshte ne siklet se nuk do te kete vend tek thesi per bebat e tjere.

Jo hopa ... se nuk ndizen

Gjithmone me atletet... nuk do ta mbash hopa. Arsyeja eshte e thjeshte: nuk i ndizen dritat

e shtunë, nëntor 25, 2006

Anteletet e reja

E kemi shume problem punen e kepuceve per Ionen. Nuk do te veshi asgje tjeter pervesh atleteve (antelete siç i quan ajo).
Kishim dite qe i kerkonim nje pale te mira, qe te mos i djersitet kemba shume dhe me ne fund i gjetem. Ishin me te vertete te bukura, mbi te gjtha "me drita" qe ndizeshin kur Iona ecte. U lumturua si asnjehere tjeter. Ia tregoi te gjitheve, te njohur e te panjohur. I veshi qe ne dyqan dhe nuk donte ti hiqte as per ti paguar.

Pipi si maschietto

Nuk arrin akoma te kuptoje ndryshimin midis meshkujve dhe femrave. Ne kopesht kur shkojne ne banje per te bere pipi, shkojne te gjithe bashke.
Nje dite ne mengjes, shkoi ne banje per te bere pipi dhe gjeja e pare qe beri, ngriti kapakun e banjes. Nuk e kishte bere asnjehere kete veprim dhe une e pyeta:
Iona pse e ngrite kapakun?
Po se une jam maschietto dhe do ta bej pipine ne kembe....
Mu desh ti spiegoja edhe nje here qe gocat nuk kane pisellino, por kane farfallina.
Me ka kuptuar valle? Boh....

e martë, shtator 19, 2006

Dita e pare e kopeshtit

Dje ishte dita e pare e kopeshtit, klasa e verdhe (ngjyra qe i pelqen me teper). Ta shikoje sesa e gezuar ishte. Solli ne shtepi vizatimin e pare: dielli, edukatoria (Lorella) i kishte bere nje rreth, ndersa ajo i kishte shtuar rrezet.

e hënë, gusht 21, 2006

Mi compri un pesello

Nje nga keto dite i kishte vajtur ne mendje te behej çun, i kishte thene Orietes: "Mami, Mami ... mi compri un pesello, io voglio essere maschietto come Francesco, Gabriele, ...".

e hënë, korrik 24, 2006

Zgjedhon foljet .....

Tani mundohet te zgjedhoje foljet. Kuptohet sipas qejfit te vet....

io dicio???
tu dici
...

io piangio???
tu piangi
...

io ho piangiato???
...

Ne italisht eshte shume me e avancuar sesa ne shqip. Na pret goxha pune me duket.

e enjte, qershor 01, 2006

'Al mare im' ... eshte mbyllur ...

Pardje i kishte thene Ana: Gabrielle oggi non c'è, è andato al mare. Erdhi ne shtepi dhe si gjithmone shporte. Per te mos qene me poshte se Gabrielle (amore e odio) i thote Orietes: "Une nuk iki al mare, al mare im eshte mbyllur" (me duar dhe duke tundur koken besoj).

e mërkurë, maj 24, 2006

Tani njeh ngjyrat

Keto dite ka filluar te njohe ngjyrat kryesore, gjithmone ne italisht. Duket qe i pelqen shume ngjyra e verdhe.

e mërkurë, maj 10, 2006

Tani numeron ...

Para 2 ditesh e ndigjova te numeronte ne italisht pa asnje problem deri ne 10, ndersa ne shqip i ben lemsh ...... Eshte e vogel per mua, 2 vjeç e 9 muaj.

e mërkurë, mars 08, 2006

e enjte, janar 26, 2006

Elefanti

Ne shtepi nuk te ndahet, edhe ne banje nuk mund te besh dot gje rehat. Deri pak kohe me pare me shikonte me vemendje te madhe, pastaj filloi te me ngacmonte kur nuk kishja mendjen, tani i ka vere edhe emrin: 'ELEFANTI I BABIT' ose 'MAMI SHIKO BABI KA NJE ELEFANT'.

Uk je qen ....

Besa ka fiksim ta nxehi. Kur do te vinte mami nga Shqiperia, e ngacmonte duke i thene: 'Ti rri ne shtepi, do te shkoj une ta pres mama Vefin ne aeroport ..., nuk do te rri une ketu vetem si qen ...'. Pergjigjja: 'Uk je qen, je xhaxhi Besa, Besenik Leka !!!'.

... Hunden ke dora ...

Me ka ngjajtur mua, ben çdo gje per ta pasur hunden te paster. Vetem se nuk thote: '... doren tek hunda ...' por '... hunden ke dora ...'. Mos e fut hunden ke dora!!

e hënë, janar 09, 2006

Du deç Du kilu

Kur mbushi 2 vjeç dhe e pyesnin: Sa vjeç je ? Pergjigjja ishte: "Du deç Du kilu". Edhe ky blog mund duhet te bente pjese tek Fjalori

e premte, janar 06, 2006

Ma bel dora ...

Normalisht duhet te bente pjese tek Fjalori, por meqenese eshte shume origjinale, krijova nje blog me vete. Kuptimi eshte "Me jep doren".

e hënë, janar 02, 2006

Do bej pis buken !

I pelqen te me imitoje kur kemi per te ngrene gjelle me leng, vetem se une "bej pis buken" dhe jo "lyej buken".