e martë, dhjetor 18, 2007

Ciccinobello Bua

Dje i sollëm nga puna një Ciccinobello Bua, Cicciobello në miniaturë, që për ti pushuar të qarën duhet ti japësh çiuçin, ose ti bësh një injeksion, ose ose ti vësh një leokoplast special.
U kënaq kuptohet, por ishte edhe shumë "në merak" se mori vesh që qante. Që e vogël fare e ka pasur ketë "merak", por ne mendonim se do ti kishte kaluar. Përfunduam që në 12 të natës u ngritëm për ti hequr bateritë sepse i doli gjumi nga sikleti dhe nuk e zinte më.

e hënë, dhjetor 17, 2007

Uva verde

Dje kishte dëshirë të bënim një lojë të tre në shtëpi, kështu që të detyruar shpikëm një lojë të tillë: Me rradhë duhet të thonim emrat e të gjitha frutave që njohim.
Kështu që filluam, bëmë një rradhë, një tjetër ... deri sa nuk po dinim më se çfare të thonim. Fruti i fundit ose i parafundit kishte qenë "Uva" dhe rradhën e kishte Iona. U mendua për disa momente, dhe pastaj ja pat "Uva Verde"...

e enjte, dhjetor 06, 2007

Gran Donna

Kohët fundit Lorella, edukatoria e kopështit, ka filluar ta quaje edhe "Gran Donna"... me shumë të drejtë.

Blogged with Flock

e hënë, dhjetor 03, 2007

Hera e pare ne kinema

Të shtunën, meqënëse kishte shumë qejf të shikonte Winxs-Club, e çuam në kinema. Ishte hera e parë për Ionën. E dinim që nuk është tipi që rri 2 ore ulur per të parë një film, megjithate për ti bërë qejfin... "Filmi" zgjati vetëm 10-15 minuta, dhe pastaj filloi përrci edhe vërrci. Shkurt, pamë vetëm pjesën e parë dhe u kthyem në shtëpi.

Blogged with Flock

e martë, nëntor 06, 2007

Fillojnë laboratoret e këtij viti

Sot në kopësht fillojnë loboratoret e këtij viti.
Fëmijët, pa diferencim moshe, janë të ndarë në disa grupe. Cdo grup merr emrin e një perimeje; Iona është në grupin e domates ("sono un pomodoro", thotë ajo).

Tre derrkucët e vegjël

Filmi, kënga dhe përralla e preferuar për Ionën është: Tre derrkucët e vegjël Timmy, Tommy e Gimmi.

Mbrëmë, para se të flinte, kerkoi ta shihte përsëri. Gjëja e re ishte se kërkoi edhe librin që i kemi bërë dhuratë për 4 vjetorin, ku është përralla, dhe filloi ta shfletonte sipas filmit.

e hënë, nëntor 05, 2007

Kafshët ... me emra

Në kopësht të gjitha kafshët (personazhet i quan Iona dhe fëmijët e tjerë) kanë nga një emër dhe nga një personifikim:
  • Giuglio Coniglio mikëpritjen
  • Walter la Volpe detyrat e përditshme
  • L'Uccellino Arturo parashikimet e kohës
  • Topo Tommaso rregullin në përgjithësi
  • Laura Lumaca rregullin në bagnë
  • Occa Caterina artin e të gatuarit
  • Rena Renata dembelizmin (eshte ajo qe sjell Babbo Natale-n)

Në kohën tonë Derrkuci Ciufo ishte negativi dhe Bubi Kaçurrel positivi.

e premte, nëntor 02, 2007

Babi sa mami Orieta janë ?

Para një jave Orietes ju desh të ikte në Elbasan për një vdekje. Për Ionen, pas verës së këtij viti, ishte hera e dytë që ndahej. Në aeroport, kur u ndamë, mezi e mbajti të qajturën. Edhe kur i dilte ndonjë lot, më thoshte qe: "po qaj, se ti mua nuk më veshe kapuçin dhe dorezat...".

Te treja ditët, kur vizatonte në shtëpi, nuk bëri gjë tjetër përveçse të kopjonte Mami Orietën (një vizatim që ka bërë ne kopësht për festën e mamit) dhe pastaj e varte tek koka e krevatit tonë. Sa herë bënte një të re, e varte dhe më pyeste: Babi sa mami Orieta janë ?

P.S. I kam berë edhe fotografi.

e hënë, tetor 08, 2007

Këpucët e mija ... ti lucidano

Dje i blemë një palë atlete, një model që ka pasur edhe vjet. Sa i pa nuk u shqit deri sa ja blemë. I pëlqejnë se kur ecën, tek sholla, i ndizen me intermitencë disa drita.

Për Ionën: Këpucët e mija ... ti lucidano ....

e martë, tetor 02, 2007

Shkruan emrin ...

Keto ditë ka filluar të shkruajë emrin e vet.

Shkrihemi duke qeshur: kur shkruan shkronjën I, nuk harron asnjëherë të bëjë edhe vijat poshtë e lart. Më thjesht i vjen shkronja A, tek N-ja akoma ka probleme, ndërsa O-në e bën mbrapsh ...

e hënë, shtator 17, 2007

Nesër do të festojë ditëlindjen në kopësht

Këto ditë është gjithë qejf; nesër do të festojë ditëlindjen në kopësht me shoqet dhe shokët. Në shtëpi, të shtunën në darkë, pregatitëm për çdo fëmijë nga një pako të vogël me karramele, çokollata, etj.

Sot ka p
ër ti thënë të gjithëve se çfarë kanë brenda ...

Coraggio, ose më mirë Coraggino

Rrugës nga Elbasani për në Gorla, sapo hymë në Malin e Zi, ndaluam në një pikë karburanti për të bërë naftë. Iona sapo i pa vezët (Kinder sorpresa) e kërkoi një; kuptohet jo për çokollatën por për çfarë do të kishte brenda. Mbasi e hëngri, e hapëm gjithë qejf dhe oppps... gjetëm Coraggio-n ose më mirë (pse ishte i vogël) e quajtëm Coraggino.

e hënë, korrik 09, 2007

U nis per ne Shqiperi

Dje Iona u nis per ne Shqiperi tek gjysherit.
Nje nate perpara pregatitem valixhet. Kishte shume qef qe ti fuste ajo rrobat brenda dhe i sistemonte me shume kujdes. Edhe pse ishte vone , nuk shkonte per te fjetur po perfunduar sistemimin e rrobave dhe gjerave te tjera qe do te merrte me vete.
Gati ne 12 te nates e zuri gjumi. Nuk shpresonim se do te zgjohej vete te nesermen. Duhej te dilnim nga shtepia ne oren 7 te mengjesit.
Cuditerisht, ne mengjes sa e thirrem , u ngrit ne kembe pernjehere dhe shume e gezuar filloi te vishej. Sa mire do te ishte sikur edhe gjate vitit kur shkon ne kopesht, te zgjohej pernjehere.
Dolem nga shtepia ne oren 7 sic e kishim menduar.
Ne aeroport u takua me Eglen. Te dyja nuk i mbante vendi nga gezimi.
Udhetimi shkoi mire , pa probleme.
Ne aeroport i prisnin gjysherit.
Shpresojme qe keto pushime te kenaqet dhe mbi te gjitha te shlodhet.
Nuk do te ishte keq edhe sikur te shendoshej njeçike :p.....

e hënë, qershor 25, 2007

I pëlqejnë shumë librat

Edhe 2 muaj dhe Iona mbush 4 vjeç.
Nuk e kemi marrë vesh se si ka kaluar kjo kohë, edhe pse vështirësitë nuk kane munguar, por harmonia qe ka sjellë Iona në shtepi mund çdo lloj vështirësie.

Kemi venë re që i pëlqejne shumë librat. Cdo të shtunë zakonisht shkojmë për të bërë pazarin dhe na kërkon që ta shoqërojmë në repartin ku jane librat. I pelqen te ulet atje dhe të shfletojë libra të ndryshëm. Sigurisht kërkon qe edhe ti blejmë njdonjë.

Na bën shumë përshtrypje fakti, që edhe pse është vetëm 4 vjeç dhe sigurisht nuk di të lexojë,
në bazë të figurave ndërton përrallën (sigurisht mbasi i kemi lexuar një herë librin). Formon fjali shumë të bukura. Besojmë se kur të shkojë në shkollë, fakti që i pëlqen të lexojë, ka për ta ndihmuar shumë.

Tani na pyet edhe për shkronjat dhe i pëlqen shumë nje lojë qe bejme bashke: ne i themi një shkronjë dhe ajo gjen fjalë që fillojnë me atë shkronjë.

Na kënaq shume çuçi i vogël !!!

e enjte, qershor 14, 2007

Eskursioni i parë

Prej disa javesh ishte vendosur që më 8 Qershor, kopshti do të shkonte në eskursion. Këtë vit kishin zgjedhur Cascina Forestina, një fermë në Milano.

Sigurisht, si herë e parë, ishim pak të preokupuar, por preferuam që Iona të shkonte me femijët e tjerë.

Mbas shumë pritjeje erdhi dita e caktuar. Në mëngjes, ndryshe nga ditët e tjera, u zgjua pa bërë naze dhe me shumë qef. Gjëja e parë që bëmë ishte pregatitja e çantës. Mori me vete 2 panine, një briosch, ujë dhe fruta. Pastaj u la, u vesh dhe hengri mëngjes. Nuk e zinte vendi. Doli jashtë ne oborr dhe filloi ti thoshte të gjithëve që do të shkonte në eskursion.

Në oren 8:15 dolëm nga shtëpia. Sheshi përpara kopështit ishte plot me femijë dhe prindër. Femijët kuptohet nuk i mbante vendi. Iona hidhej përpjetë nga gezimi. Me në fund u bashkua me shokët e klasës së vet dhe u drejtuan për tek autobuzi. Ishte me të vërtëtë një emocion shumë i madh. Në 8:30 u nisën dhe imagjinohet sa i madh ishte gëzimi i fëmijëve.

Në orën 5 mbasdite u kthyen. Meqë ne nuk kishim mundësi qe ta prisnim, i kishim thenë Besës që të dilte. Edhe ketu (na tregonte Besa) skenë shumë e bukur. Fëmijët shumë të gëzuar qe zbrisnin nga autobuzat dhe mbi të gjitha Iona shumë entuziaste. Edhe pse ishte e lodhur, kishte shkuar me Besen tek parku per të luajtur.

Në darkë kur u kthyem nga pune, filloi të na tregonte se çfarë kishte bërë atë ditë. Gjëja më e rëndësishme: i kishte ngrëne të dyja paninet. Këtë fakt e tregonte me shumë qef. Pastaj na tregoi që kishte parë derrkucat, pulat dhe se si rritej qepa. Me pak fjalë, ishte kënaqur shumë dhe shprehu dëshiren për te shkuar përsëri në eskursion.

Me duket se duhet të presi deri në fund të vitit tjetër shkollor....

e premte, qershor 01, 2007

Po afrojnë pushimet

Po afrojnë pushimet e verës dhe kemi menduar që Ionen ta cojmë në Shqipëri tek gjyshërit. Ajo mezi po pret, por me thënë të drejtën nuk jemi shumë te sigurtë nëse do te rrijë.
Sidoqofte tashmë eshtë vendosur, në 8 korrik niset. Ideja që do të jemi në shtëpi vetëm pa gocën, na trishton shume. Shpresojme që, ndryshe nga ne, ajo të argëtohet shumë dhe mbi të gjitha, të shëndoshet pak.

e premte, maj 25, 2007

Preva flokët ... qe të më rriten !

Pardje e çuam per ti prerë flokët. Duket aq bukur me flokë të shkurtra, sa që të vjen ta hash fare.

Ndërsa komenti i Ionës ishte: I preva qe të më rriten !

e martë, maj 15, 2007

Auguri a mamma

Gjithe javen e kaluar, sidomos te djelën per festën e mamit, mezi e ka mbajtur vendi. Do të recitonte bashkë me femijët e tjerë të kopështit nje vjershë, gjithmone per mamin...

Mamma, ogni giorno ti regalo il mio pensiero
Piccolo, piccolo, ma cosi vero
Sono un bimbo fortunato, perche sono tanto amato
Dai in fretta batte il mio cuoricino
Mamma, quando ho te vicino
Auguri Mamma

... kuptohet u b
ënë në shtëpi DISA prova gjenerale...

e premte, prill 20, 2007

Vizatimet ..

Eshte vetem 3 vjeç e 8 muaj dhe ben vizatime qe te lene me goje hapur. I sheh gjerat sipas menyres se vet dhe ne fund i ve edhe emra.
Dje kishte vizatuar dicka abstrakte por qe ishte nje bashkim i persosur ngjyrash portokalli, jeshile, e verdhe dhe blu.
Kur e pyetem se cfare ishte, na u pergjigj: lo squalo
Te shkrin me arsyetimet qe ben dhe ç'eshte me e bukura, ne pergjithesi, "non fanno una piega".

e hënë, prill 02, 2007

Nisën pyetjet ...

Gjithnjë e më tepër është kurioze per çdo gjë të re që ndigjon dhe kuptohet që nuk mungojnë asnjëherë pyetjet. Sot natën, me sa duket ishte duke parë një ëndërr, u zgjua e trembur. Në mëngjes, nuk mbante mend asgjë se çfare i kishte ndodhur, por sapo ndigjoi fjalën ëndërr, filloi të pyeste se çfarë është. Kuptohet, një çikë nga mënyra se si ja shpjegojmë ne, një çikë se është e vogël dhe nuk arrin te kuptojë çdo gjë, nuk besojmë se e ka kuptuar.

Presim pyetje të tjera për këtë argument ...

e hënë, mars 19, 2007

Pardje vuri vathët e parë

Pardje, të shtunen, e çuam dhe i shpuam veshët. Qau një çikë në fillim, por pastaj aq ishte. Fluturonte nga gëzimi.

e hënë, mars 12, 2007

Auguri a papà

Dje ne makine, papritur filloi te recitoje nje vjershe qe kishte mesuar ne kopesht per festen e babit:

Papà,
volevo dirti tante parole. Tante, tante, quante sono le stelle, ma la mia bocca e troppo piccina. Ho il cuore commosso stamatina.
Tanti Auguri Papà!

Si mund te rrihet indiferent perpara fjaleve te tilla? Per me teper, ja dedikoi edhe mamit që te mos mbetej keq!

e shtunë, mars 03, 2007

Nuk kam ardhur per të thenë '"ciao, ciao" ...

Sot në mëngjes u zgjua dhe i shpëtonte pipija. I thamë; sa të ngrihemi ne, shko e bëje vetë dhe pastaj hajde prap te shtrihesh. U ngrit pa berë naze. Në koridor, gjyshi sa e pa, i tha: mirëmëngjes, u ngrite. M.q.s. po shkonte per të bërë vetëm pipinë, ia priti: nuk kam ardh per të thënë ciao ciao, por për të bërë pipinë!

e premte, mars 02, 2007

Po i hahet barkut.

Qe kur ne shtepine tone kane ardhur prinderit e Dhimitrit, Iona ka mundesi te fleje gjate dites dhe sigurisht eshte me e shlodhur. Kuptohet per ta vene ne gjume ne darke eshte "impresa impossibile". Pikerisht atehere kur duhet te fleje fillon nga kerkesat.
Me e bukura eshte se reth ores 10 te darkes i vjen uri dhe me thote: "Mami, po me fote barku qe po i hahet shume". Si per çudi barkut i hahet vetem "brioshi i babit".

e premte, janar 26, 2007

Portocalli i shartuar me shege

Gjithmone edhe me originale, portocalli i shartuar me shege per ate eshte: portocall me Coca-Cola!!!