e hënë, qershor 25, 2007

I pëlqejnë shumë librat

Edhe 2 muaj dhe Iona mbush 4 vjeç.
Nuk e kemi marrë vesh se si ka kaluar kjo kohë, edhe pse vështirësitë nuk kane munguar, por harmonia qe ka sjellë Iona në shtepi mund çdo lloj vështirësie.

Kemi venë re që i pëlqejne shumë librat. Cdo të shtunë zakonisht shkojmë për të bërë pazarin dhe na kërkon që ta shoqërojmë në repartin ku jane librat. I pelqen te ulet atje dhe të shfletojë libra të ndryshëm. Sigurisht kërkon qe edhe ti blejmë njdonjë.

Na bën shumë përshtrypje fakti, që edhe pse është vetëm 4 vjeç dhe sigurisht nuk di të lexojë,
në bazë të figurave ndërton përrallën (sigurisht mbasi i kemi lexuar një herë librin). Formon fjali shumë të bukura. Besojmë se kur të shkojë në shkollë, fakti që i pëlqen të lexojë, ka për ta ndihmuar shumë.

Tani na pyet edhe për shkronjat dhe i pëlqen shumë nje lojë qe bejme bashke: ne i themi një shkronjë dhe ajo gjen fjalë që fillojnë me atë shkronjë.

Na kënaq shume çuçi i vogël !!!

e enjte, qershor 14, 2007

Eskursioni i parë

Prej disa javesh ishte vendosur që më 8 Qershor, kopshti do të shkonte në eskursion. Këtë vit kishin zgjedhur Cascina Forestina, një fermë në Milano.

Sigurisht, si herë e parë, ishim pak të preokupuar, por preferuam që Iona të shkonte me femijët e tjerë.

Mbas shumë pritjeje erdhi dita e caktuar. Në mëngjes, ndryshe nga ditët e tjera, u zgjua pa bërë naze dhe me shumë qef. Gjëja e parë që bëmë ishte pregatitja e çantës. Mori me vete 2 panine, një briosch, ujë dhe fruta. Pastaj u la, u vesh dhe hengri mëngjes. Nuk e zinte vendi. Doli jashtë ne oborr dhe filloi ti thoshte të gjithëve që do të shkonte në eskursion.

Në oren 8:15 dolëm nga shtëpia. Sheshi përpara kopështit ishte plot me femijë dhe prindër. Femijët kuptohet nuk i mbante vendi. Iona hidhej përpjetë nga gezimi. Me në fund u bashkua me shokët e klasës së vet dhe u drejtuan për tek autobuzi. Ishte me të vërtëtë një emocion shumë i madh. Në 8:30 u nisën dhe imagjinohet sa i madh ishte gëzimi i fëmijëve.

Në orën 5 mbasdite u kthyen. Meqë ne nuk kishim mundësi qe ta prisnim, i kishim thenë Besës që të dilte. Edhe ketu (na tregonte Besa) skenë shumë e bukur. Fëmijët shumë të gëzuar qe zbrisnin nga autobuzat dhe mbi të gjitha Iona shumë entuziaste. Edhe pse ishte e lodhur, kishte shkuar me Besen tek parku per të luajtur.

Në darkë kur u kthyem nga pune, filloi të na tregonte se çfarë kishte bërë atë ditë. Gjëja më e rëndësishme: i kishte ngrëne të dyja paninet. Këtë fakt e tregonte me shumë qef. Pastaj na tregoi që kishte parë derrkucat, pulat dhe se si rritej qepa. Me pak fjalë, ishte kënaqur shumë dhe shprehu dëshiren për te shkuar përsëri në eskursion.

Me duket se duhet të presi deri në fund të vitit tjetër shkollor....

e premte, qershor 01, 2007

Po afrojnë pushimet

Po afrojnë pushimet e verës dhe kemi menduar që Ionen ta cojmë në Shqipëri tek gjyshërit. Ajo mezi po pret, por me thënë të drejtën nuk jemi shumë te sigurtë nëse do te rrijë.
Sidoqofte tashmë eshtë vendosur, në 8 korrik niset. Ideja që do të jemi në shtëpi vetëm pa gocën, na trishton shume. Shpresojme që, ndryshe nga ne, ajo të argëtohet shumë dhe mbi të gjitha, të shëndoshet pak.