e martë, nëntor 17, 2009

I kane rene dhembet e pare lart

I kane rene dhembet e pare lart dhe eshte shuem e lezetshme kur flet, sidomos kur qesh.

e mërkurë, shtator 23, 2009

Nota e pare

Dje kur po ktheheshim nga puna Iona me mamin dhe me Emmen po vinin ne drejtim te stacionit per te na pritur. Dukej qe ishte shue e gezuar sepse mezi po priste qe te na takonte. Kishte marre noten e pare: Ottimo ne muzike :-).

Dita e pare e shkolles

Me ne fund filloi edhe shkolla. DIta e pare me 14 shtator. Na dukej cudi! Filloi nje faze e re per ionen. Duket edhe me e madhe tani.
Perpara se te niseshim per ne Shqiperi bleme canten (me Hello Kitty) dhe disa mjete qe i duheshin. Canta sigurisht eshte me e madhe se Iona :-). Bleme 2 perparese te zeza me jaka te bardha. Duket shume e bukur kur i vesh.
Diten e pare shkuam familjarisht per te shoqeruar Ionen e cila hidhej perpjete nga gezimi. Me thene te drejten ishte nje emocion shume i madh edhe per ne. U futem te gjithe ne klase ( prima B ) dhe mesuesja foli pak per menyren sesi ishin te organizuar ne shkolle. Iona u ul afer shoqeve qe njihte nga kopeshti. Mbas pak prinderit u larguan per tu rikthyer ne oren 12:30.
Ne oren e daljes nga shkolla , te gjithe prinderit prisnin jashte. Femijet dolen te gjithe ne rresht. Nje spektakel i vertete.

e martë, shtator 22, 2009

Pushime ne shqiperi


Me ne fund mami e gjeti kohen per te shkruajtur.
Kete vit, veren e kaluam ne shqiperi. U kenaqem, lodhem , merzitem me nje fjale kishim kohe per te gjitha.
Nje pjese te mire te kohes e kaluam ne plazh. Ne spille (adriatik) dhe ne rradhime (jon). Iona kete periudhe ka qene me e pabindur se kurre. Dukej si nje femije qe ishte liruar nga zinxhiri. Por ç'eshte e verteta edhe u kenaq shume me njerez plot dhe mbi te gjitha me kusherirat Klean dhe Gensen. Luanin gjithe diten bashke saqe ne darke iona nuk mbahej dot ne kembe.
Festuam edhe ditelindjen atje. Sigurisht me njerez dhe rremuje shume.
Iona per here te pare mori pjese ne dasma (dasma e kocos dhe e nje kusheri tjeter) dhe u kenaq shume. Kishte shume qef te kercente.
Ne 1 Gusht na erdhi babi. Na kishte marre malli shume. Iona nuk i ndahej asnje minute, por edhe emma rrinte me deshire. Shkuam bashke ne plazh. Kishim me vete edhe mirin. U kenaqem shume. Atje iona zuri edhe nje shoqe Aleksandren me te cilen zihej dhe lozte gjithe diten. Megjithate duheshin shume. Diten qe u ndame, Aleksandra nuk pushonte se qari.
Ne 27 gusht u kthyem ne Itali. Filluam menjehere pergatitjet per fillimin e shkolles.

e mërkurë, prill 22, 2009

Si copre il piatto !!!

Si gjithmonë "mignolo" do të lihet në piatë. Problem është kur ka supë të cilën nuk arrin dot ta ndajë sepse "si copre il piatto !".

e martë, shkurt 10, 2009

Il "segatore"

L'albero ha paura della sega perchè il segatore lo taglia.
Il segatore (o il seghista) è il signore che tiene la sega in mano.

e premte, shkurt 06, 2009

e martë, janar 13, 2009

Fëmijët duhet të mësojnë nga ... priftët e vet !!!

Për moshën që ka dhe duke e krahasuar edhe me moshatarët (më të medhenjte ?), nuk e flet keq shqipen. Vetëm se ndonjëherë ja fut kot e më kot. Një ditë, në vend që të thoshte se: Fëmijët duhet të mësojne nga prindërit e vet, ja pat: Fëmijët duhet të mësojnë nga priftët e vet.

Edhe të dytin dhe i solli një të ri

Edhe dhëmbi i dytë i ra, pak a shumë nja dy javë mbas te parit. I riu thuajse i ka dalë, shumë më i madh se i vjetri (për këtë arsye po i del shumë shtrembër!!!).