e martë, janar 13, 2009

Fëmijët duhet të mësojnë nga ... priftët e vet !!!

Për moshën që ka dhe duke e krahasuar edhe me moshatarët (më të medhenjte ?), nuk e flet keq shqipen. Vetëm se ndonjëherë ja fut kot e më kot. Një ditë, në vend që të thoshte se: Fëmijët duhet të mësojne nga prindërit e vet, ja pat: Fëmijët duhet të mësojnë nga priftët e vet.

Edhe të dytin dhe i solli një të ri

Edhe dhëmbi i dytë i ra, pak a shumë nja dy javë mbas te parit. I riu thuajse i ka dalë, shumë më i madh se i vjetri (për këtë arsye po i del shumë shtrembër!!!).