e enjte, qershor 24, 2010

Mbaroi klasa e pare.

Mbaroi edhe klasa e pare. Ne daten 21 qershor moren rezultatet.
Kishte mundesi te dilte edhe me mire, por sidoqogfte jemi te kenaqur.
Italiano 10
Matematica 9
ka premtuar qe vitin tjeter do te ipenjohet me shume :p

e martë, qershor 01, 2010

Dhembi

Dje i kishte rene edhe nje dhemb tjeter. Ky ishte i fundit nga dhembet perpara. Kur erdhi ne shtepi ishte e merzitur sepse e kishte mbeshtjelle ne nje picete, por i kishte rene dhe nuk e gjente. I gjithe problemi ishte per leket qe le topolino...
E bindem qe topolino edhe nqse nuk e gjen dhembin i sjell leket, por vetem me nje kusht: ai i con vetem tek krevati i atij qe i ka rene dhembi, jo tek krevati i mamit dhe babit (kohet e fundit fle me ne sepse ka frike).
Si perfundim u bind qe te flere ne krevatin e saj dhe kur e zuri gjumi dhimitri i futi lekun poshte jastikut.
Aty nga ora 2 e nates, degjoj Ionen qe po me therriste dhe me thoshte, " e shikon moj, ka ardh topolino. Mi ka lene leket poshte jastikut, shikoje po nuk besove"
Skene fantastike.