e diel, nëntor 26, 2006

Babbo Natale

Ky eshte viti i pare qe po i shkruan leter Babbo Natales. Ka shume qejf nje karroce per te shetitur femijet: Tota (Tato dormiglione) dhe Cicciobello. Si dhurate reserve ka qejf edhe nje motorr me tre rrota, por eshte ne siklet se nuk do te kete vend tek thesi per bebat e tjere.

Jo hopa ... se nuk ndizen

Gjithmone me atletet... nuk do ta mbash hopa. Arsyeja eshte e thjeshte: nuk i ndizen dritat

e shtunë, nëntor 25, 2006

Anteletet e reja

E kemi shume problem punen e kepuceve per Ionen. Nuk do te veshi asgje tjeter pervesh atleteve (antelete siç i quan ajo).
Kishim dite qe i kerkonim nje pale te mira, qe te mos i djersitet kemba shume dhe me ne fund i gjetem. Ishin me te vertete te bukura, mbi te gjtha "me drita" qe ndizeshin kur Iona ecte. U lumturua si asnjehere tjeter. Ia tregoi te gjitheve, te njohur e te panjohur. I veshi qe ne dyqan dhe nuk donte ti hiqte as per ti paguar.

Pipi si maschietto

Nuk arrin akoma te kuptoje ndryshimin midis meshkujve dhe femrave. Ne kopesht kur shkojne ne banje per te bere pipi, shkojne te gjithe bashke.
Nje dite ne mengjes, shkoi ne banje per te bere pipi dhe gjeja e pare qe beri, ngriti kapakun e banjes. Nuk e kishte bere asnjehere kete veprim dhe une e pyeta:
Iona pse e ngrite kapakun?
Po se une jam maschietto dhe do ta bej pipine ne kembe....
Mu desh ti spiegoja edhe nje here qe gocat nuk kane pisellino, por kane farfallina.
Me ka kuptuar valle? Boh....