e shtunë, nëntor 25, 2006

Anteletet e reja

E kemi shume problem punen e kepuceve per Ionen. Nuk do te veshi asgje tjeter pervesh atleteve (antelete siç i quan ajo).
Kishim dite qe i kerkonim nje pale te mira, qe te mos i djersitet kemba shume dhe me ne fund i gjetem. Ishin me te vertete te bukura, mbi te gjtha "me drita" qe ndizeshin kur Iona ecte. U lumturua si asnjehere tjeter. Ia tregoi te gjitheve, te njohur e te panjohur. I veshi qe ne dyqan dhe nuk donte ti hiqte as per ti paguar.

Nuk ka komente: