e shtunë, dhjetor 09, 2006

Dietro il mishi

Sot ishim ne makine te tre dhe Iona na kerkoi qe te hanim tek IPER.
Une iu pergjigja: jo nuk do te hame tek Iper sepse kam bere gati mishin ne shtepi.
Ajo per momentin nuk m'u pergjigj, por 2 minuta me vone me thote: Ho capito che c'è mishi , po dietro il mishi cfare ka?
Qeshem me lot. I ben lemsh te dyja gjuhet. Te shpresojme qe me kalimin e kohes ti flasi mire te dyja.

Nuk ka komente: