e enjte, qershor 14, 2007

Eskursioni i parë

Prej disa javesh ishte vendosur që më 8 Qershor, kopshti do të shkonte në eskursion. Këtë vit kishin zgjedhur Cascina Forestina, një fermë në Milano.

Sigurisht, si herë e parë, ishim pak të preokupuar, por preferuam që Iona të shkonte me femijët e tjerë.

Mbas shumë pritjeje erdhi dita e caktuar. Në mëngjes, ndryshe nga ditët e tjera, u zgjua pa bërë naze dhe me shumë qef. Gjëja e parë që bëmë ishte pregatitja e çantës. Mori me vete 2 panine, një briosch, ujë dhe fruta. Pastaj u la, u vesh dhe hengri mëngjes. Nuk e zinte vendi. Doli jashtë ne oborr dhe filloi ti thoshte të gjithëve që do të shkonte në eskursion.

Në oren 8:15 dolëm nga shtëpia. Sheshi përpara kopështit ishte plot me femijë dhe prindër. Femijët kuptohet nuk i mbante vendi. Iona hidhej përpjetë nga gezimi. Me në fund u bashkua me shokët e klasës së vet dhe u drejtuan për tek autobuzi. Ishte me të vërtëtë një emocion shumë i madh. Në 8:30 u nisën dhe imagjinohet sa i madh ishte gëzimi i fëmijëve.

Në orën 5 mbasdite u kthyen. Meqë ne nuk kishim mundësi qe ta prisnim, i kishim thenë Besës që të dilte. Edhe ketu (na tregonte Besa) skenë shumë e bukur. Fëmijët shumë të gëzuar qe zbrisnin nga autobuzat dhe mbi të gjitha Iona shumë entuziaste. Edhe pse ishte e lodhur, kishte shkuar me Besen tek parku per të luajtur.

Në darkë kur u kthyem nga pune, filloi të na tregonte se çfarë kishte bërë atë ditë. Gjëja më e rëndësishme: i kishte ngrëne të dyja paninet. Këtë fakt e tregonte me shumë qef. Pastaj na tregoi që kishte parë derrkucat, pulat dhe se si rritej qepa. Me pak fjalë, ishte kënaqur shumë dhe shprehu dëshiren për te shkuar përsëri në eskursion.

Me duket se duhet të presi deri në fund të vitit tjetër shkollor....