e martë, shtator 22, 2009

Pushime ne shqiperi


Me ne fund mami e gjeti kohen per te shkruajtur.
Kete vit, veren e kaluam ne shqiperi. U kenaqem, lodhem , merzitem me nje fjale kishim kohe per te gjitha.
Nje pjese te mire te kohes e kaluam ne plazh. Ne spille (adriatik) dhe ne rradhime (jon). Iona kete periudhe ka qene me e pabindur se kurre. Dukej si nje femije qe ishte liruar nga zinxhiri. Por ç'eshte e verteta edhe u kenaq shume me njerez plot dhe mbi te gjitha me kusherirat Klean dhe Gensen. Luanin gjithe diten bashke saqe ne darke iona nuk mbahej dot ne kembe.
Festuam edhe ditelindjen atje. Sigurisht me njerez dhe rremuje shume.
Iona per here te pare mori pjese ne dasma (dasma e kocos dhe e nje kusheri tjeter) dhe u kenaq shume. Kishte shume qef te kercente.
Ne 1 Gusht na erdhi babi. Na kishte marre malli shume. Iona nuk i ndahej asnje minute, por edhe emma rrinte me deshire. Shkuam bashke ne plazh. Kishim me vete edhe mirin. U kenaqem shume. Atje iona zuri edhe nje shoqe Aleksandren me te cilen zihej dhe lozte gjithe diten. Megjithate duheshin shume. Diten qe u ndame, Aleksandra nuk pushonte se qari.
Ne 27 gusht u kthyem ne Itali. Filluam menjehere pergatitjet per fillimin e shkolles.